‘Të zëmë mend të gjithë!’/ Shkarkimi i Muçit, Braçe: Ky është një super mësim, Meta zgjodhi më të papë
21 Nëntor 2019, 11:35Nga DOSJA
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reagaur lidhur me shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit për shkak të pasurisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se e gjithë situata e krijuar me shkarkimin e Muçit vjen për shkak të vendimit të presidentit Ilir Meta për ta emëruar pa kaluar ende Vettingun.
“Ky është një super mësim për cilindo që ka firmë e vulë në procesin e ndërtimit të Drejtësisë së Re. Duhet të zëmë mend të gjithë, të gjithë, tani! Jo më vonë, tani! Çdo vonese pengon Drejtësinë e Re! Boll më me shtetin ku presidenti është edhe kryetari i partisë! Meta zgjodhi më të papërshtatshmin. Duhet të zëmë mend të gjithë, të gjithë, tani! Jo më vonë, tani!,”-shkruan ndër të tjera Braçe.
KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinësi dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e djeshme një telefonatë për rreth 30 minuta me Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mattheë Palmer, m...
Tiranë– Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi të shtohen edhe shkeljet e bëra me Gjykatë...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguarppas vendimit të KPA për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, ...
Tiranë– Kreu i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli në një bashkëbisedim me qytetarët duke folirpër temën “Pasqyrimi i 100 ditëve të para në drejtimin e Bashkisë Kamë...
KROACI- Partitë e qendrës së djathtë, Partitë Popullore Evropiane me anë të një rezolute kërkojnë në mënyrë unanime zgjidhjen e krizës së thellë politike përme...
TIRANË– Ditën e sotme Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar me ish-presidentin Bujar Nishani për krizën politike në vend. Pas takimit me Metës, ish-p...
KROACI – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin e ri të Partive Popullove Evropiane, Donald Tusk. Ka qenë vet Basha me a...
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të ambasadës në Tiranë, kanë reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Ambasada...