Ngërçi në Kushtetuese/ Balla: Për shkeljet e Metës do t’i drejtohemi edhe Komisionit të Venecias (VD)
21 Nëntor 2019, 10:45Nga DOSJA
Tiranë– Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi të shtohen edhe shkeljet e bëra me Gjykatën Kushtetuese duhet të merret mendimi i Komisionit të Venecias. Ai ka theksuar nga Kryesia e Kuvendit se Komisioni Hetimor nëpërmjet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion në lidhje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
“Komisioni Hetimor nëpërmjet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi do t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Një komision një institucuion i gjithëpranuar, për cilësinë e opinionve të veta. ‘Venecia’ edhe për zgjedhjet ka pasur një draf të qartë dhe është e domosdoshme që edhe në këtë rast, që sapo të jetë miratuar zgjerimi i objektit të hetimit, t’i drejtohemi menjëherë Komisionit të Vnencias të japë vlerësimet e veta. Edhe zëdhënësja Kocijancic ka qenë në të njëjtën gjatësi vale për këtë ngërç të krijuar nga veprimet dhe mos veprimet e Metës.”, u shpreh Balla në një konferencë për mediet.
Ai u pyet nga gazetarët edhe për shkarkimin e Besnik Muçit, anëtarit të Kushtetueses nga KPA, për të cilin u shpreh se nuk mund të jesh anëtar i Gjykatës Kushtetuese kur je shkarkuar nga Vettingu.
Ndërkohë kujtojmë që Presidenti Ilir Meta është përplasur me kreun e KED-së Ardian Dvoranin për listën e kandidatëve që duhet të emërohen në Kushtetuese, për të cilin ka firmosur sot një kallëzim penal në Prokurori. Sipas Metës, Dvorani ka shpërdoruar detyrën. Nga ana tjetër, kreu i KED është shprehur për mediat se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo lloj hetimi.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguarppas vendimit të KPA për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, ...
Tiranë– Kreu i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli në një bashkëbisedim me qytetarët duke folirpër temën “Pasqyrimi i 100 ditëve të para në drejtimin e Bashkisë Kamë...
KROACI- Partitë e qendrës së djathtë, Partitë Popullore Evropiane me anë të një rezolute kërkojnë në mënyrë unanime zgjidhjen e krizës së thellë politike përme...
TIRANË– Ditën e sotme Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar me ish-presidentin Bujar Nishani për krizën politike në vend. Pas takimit me Metës, ish-p...
KROACI – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin e ri të Partive Popullove Evropiane, Donald Tusk. Ka qenë vet Basha me a...
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të ambasadës në Tiranë, kanë reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Ambasada...
Tiranë- Dy ditë më parë Presidenti i vendit Ilir Meta firmosi një kallëzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, të cilin ...
Tiranë- Një debat ka pasur mbrëmjen e djeshme mes anëtarit të Kryesisë së PD-së, Bardh Kadillit dhe Gjergj Bojaxhiut.Në emisionin “Byro Politike” në “Acb news”...