Politike

"Ke premtuar para 4 vitesh shkollën në Astir, përse nuk e ke bërë?"/ Veliaj përgjigjet: Jemi në gjyq

Nga ana tjetër Veliaj tha brenda mandatit do të mbarojë, pasi gjyqi është fituar dhe është hapur gara. 

8 Prill 2024, 23:04 Nga h.k
"Ke premtuar para 4 vitesh shkollën në Astir, përse nuk e ke
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka folur mbrëmjen e sotme për një nga kërkesat e vazhdueshme publike për shkollën ne zonën e ish-Astirit në Lagjen 14. Veliaj tha për emisionin Top Story se shkolla në Lagjen e 14 është në gjyq për shkak të konfliktit të pronave. Nga ana tjetër Veliaj tha brenda mandatit do të mbarojë, pasi gjyqi është fituar dhe është hapur gara. 

Duma: Ke premtuar këtu e 4 vjet për shkollën e Astirit, përse nuk është bërë akoma?

Veliaj: E keni vënë re që ka shtëpi brenda në varreza. Një gjyqtarë ka dhënë masë sigurie në varrezë.Jemi në gjyq për një lot me 4 shkolla. Lajmi i mirë që kam është që i kemi fituar. Ta kam premtuar që do ta mbyll brenda mandatit. Para 10 vitesh Kashari nuk la asnjë vend për shkollë. Ky që bëri 40 shkolla, ke të drejtë që duhet të bëjë 41. Unë jam më i mërzitur se ty dhe duhet të bëhen 51. Brenda mandatit do bëjë kopshtin Botanik, vazhdimin e Bulevardit.

erion veliaj

Sondazh

Poll