Politike

"Nuk do them tani këta janë lanetët e mi"/ Veliaj flet për hotelin e ish-drejtorit të tij në Durrës: E kishte pronën e vetë i ati

Veliaj ka folur për Top Story në lidhje me hotelin në Durrës që ka nisur ta ndërtojë ish-drejtori i tij Redi Molla. 

8 Prill 2024, 21:34 Nga h.k
"Nuk do them tani këta janë lanetët e mi"/ Veliaj flet
Foto ilustruese

TIRANË-Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka folur ditën e sotme në lidhje me zhvillimet e fundit në Bashkinë Tiranë dhe me arrestimet e drejtorëve. Veliaj ka folur për emisionin Top Story në lidhje me hotelin në Durrës që ka nisur ta ndërtojë ish-drejtori i tij Redi Molla. Ai shtoi se prona në dijenin e tij ka qenë e të atit të Redi Mollës dhe të dy personave të tjerë, ndërkohë që nuk ka pranuar nëse është apo jo aksioner në atë hotel. 

"Meqë përmendet rastin e Durrësit. E patë që ishte sajesë. Kompanitë që ishin marrë, një Hoxha dhe Kadiu, familje të djatha historikisht. Një pjesë e pronës ishte atyre, e të atit të ndjerë. Investitorët kanë shkuar për hotel. Ka tërë jetën në Durrës. Ne nuk jemi as prokurori as sigurimsa. Ne në orën 8 shkojmë në punë të ndryshme. Nuk jam i lumtur për këtë histori, po kjo nuk është histori që 999 punët e tjera të ndalojnë. Nuk do ishte mirë të thosha që janë lanetët e mi. Kush bën një gabim duhet të japi llogari," tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll