Politike

Protesta e Opozitës, Veliaj: 100 veta poshtë bashkisë, shikoni raportin që ata kanë me drejtësinë

I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Veliaj ka deklaruar se protestën para Bashkisë e ka organizuar Ilir Meta dhe partia e tij.

8 Prill 2024, 22:48 Nga I.A
Protesta e Opozitës, Veliaj: 100 veta poshtë bashkisë, shikoni
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e Opozitës poshtë Bashkisë së Tiranë ditën e premte. I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Veliaj ka deklaruar se protestën para Bashkisë e ka organizuar Ilir Meta dhe partia e tij. Po ashtu ai theksoi se ata 100 veta që protestuan nuk kanë raporte të mira me drejtësinë.

“Ti mjafton të shikosh se kush protestoi para bashkisë, Ilir Meta dhe partiçka e tij. Të dalë Ilir Meta dhe të protestojë kundër korrupsionit, është tamam ajo me historia me breshkën. Të dalë Argita Berisha dhe të thotë SPAK-u qenka shumë i mirë, kur arreston 2 vetë nga 11700 punonjës të bashkisë. Ndërkohë që SPAK-u është shumë i keq kur arreston babin e vet. Jam duke folur për ata 100 vetë që ishin poshtë bashkisë dhe raporti që kanë me drejtësinë. Raporti që kanë ata është që kur babi dhe kur burri arrestohet, SPAK-u, Altin Dumani, që tani i vënë nofka, është shumë i keq, kur bën këta të bashkisë është shumë i mirë”, tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll