Politike

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Kushtetuta është bërë si Statut i PS-së

Bardhi theksoi se nga kryeministri Edi Rama çfarë nuk mund të presësh, por si rregull, Kuvendi është i detyruar t’ia përcjellë rastin Gjykatës Kushtetuese.

8 Prill 2024, 21:57 Nga I.A
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Kushtetuta është bërë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se Kushtetuta shqiptare është bërë si Statut i PS-së. I ftuar në emisionin “Now” në Euroneës, Bardhi ka deklaruar se mandati i Xhaçkës duhet që të hiqet sa më parë dhe se PS-ja e ka penguar këtë. Bardhi theksoi se nga kryeministri Edi Rama çfarë nuk mund të presësh, por si rregull, Kuvendi është i detyruar t’ia përcjellë rastin Gjykatës Kushtetuese.

Do të duhet të zbatohet vendimi i GJK për mandatin e Olta Xhaçkës dhe të shmanget çdo vonesë e mëtejshme. Në vitin 2022 në kundërshtim me Kushtetutën mazhoranca vendosi të mos e përcjellë rastin në GJK. Neni 70 pika 4 e Kushtetutës është i qartë që kur 1/10 kërkon që të vlerësohet papajtueshmëria me mandatin e një deputeti, Kuvendi është i detyruar t’ia përcjellë rastin Kushtetueses. E rrëzuan mocionin e 1/10. GJK e gjeti këtë vendim antikushtetues dhe ka detyruar Kuvendin në janar të 2023 të përcjellë dosjen për një hetim të thelluar pranë Kushtetueses. Sot në Këshillin e Mandateve erdhën për të marrë një vendim, por nuk morën dot një vendim. Rama duhet të ketë qenë shumë i zënë për t’iu përgjigjur në telefon për të vlerësuar çfarë vendimi do të merrnin këta. Por ajo që ndodhi me retorikën e kolegëve brenda Këshillit ishte një atentat ndaj shtetit ligjor, sepse për herë të parë dëgjonim përfaqësues të mazhorancës që thoshin se GJK nuk mund të detyrojë Kuvendin. Në një vend ku Kushtetuta është bërë si Statut i PS, ne çfarë nuk presim nga Rama”, tha Bardhi.

gazment bardhi olta xhacka

Sondazh

Poll