Politike

"A të ka thirrur SPAK?"/ Veliaj bën 'mea cupla': Jam i gatshëm, nëse thirrem do shkoj

I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Veliaj ka bërë një 'mea cupla' për fjalën e mbajtur ditën e shtunë, drejtuar qytetarëve. 

8 Prill 2024, 21:20 Nga h.k
"A të ka thirrur SPAK?"/ Veliaj bën 'mea cupla':
Foto ilustruese

TIRANË-Erion Veliaj Kryetari i Bashkisë Tiranë ka folur sot për lajmin që doli se është thirrur në SPAK pas dosjeve korruptive të drejtorëve të tij. I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Veliaj ka bërë një 'mea cupla' për fjalën e mbajtur ditën e shtunë, drejtuar qytetarëve. Nga ana tjetër Veliaj tha se nëse e thërrasin në SPAK do të jetë i gatshëm të shkojë kurdo herë.

“Sot doja të vija këtu, do doja ta nisa për mea culpën dhe ndjesën e fjalës e së shtunës, por edhe për t’i thënë të vërtetat siç janë. Nuk ka njeri bardhë e zi. Historia që të gjithë janë të korruptuar, nuk është e vërtetë. në një mijë punë të mira, nëse ka një punë që po dyshohet. Në parlament fjalimi i fundit ka qenë për hapjen e ligjit të dosjeve. Unë si kryetar bashkie sigurimsat që i rrinë njerëzve poshtë fustanit nuk i kthejmë dot. Ajo që njerëzit 11700 duhet ti dish përmendsh, nuk e bëj. Atë që më lejon ligji e kam bërë, për administratën bashkëpunim total me prokurorinë.  Kurdo që më thërrasin në SPAK, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thërritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim. Për transformimin e Tiranës,  sot ishin gjithë ministrat e turizmit në Tiranë, vitin tjetër jemi kryeqyteti mesdhetar i kulturës. Nëse mendoni por asnjë prej nesh nuk është pa të metë. Përgjimit të njerëzve ligji nuk ja njeh kryetarëve të bashkisë, por policisë. Monopolin e ndalimit të dikujt e ka policia dhe gjykata. Askush nuk dilte para drejtësisë, tani maxhoranca e mbështet këtë punë”, tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll