Politike

Berisha: Dy ditë na ndajnë nga dita e enjte, dita e protestës së madhe. Dita e rikthimit të bashkisë qytetarëve të Tiranës

Berisha është ndalur te thirrja për protestën e së enjtes përpara Bashkisë Tiranë, lidhur me arrestimet e drejtorëve të institucionit. Berisha ka bërë thirrje që të bashkohen sa më shumë qytëtarë në protestë.

8 Prill 2024, 20:48 Nga h.k
Berisha: Dy ditë na ndajnë nga dita e enjte, dita e protestës
Foto ilustruese

TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka folur si çdo ditë përpara banesës së tij. Berisha është ndalur te thirrja për protestën e së enjtes përpara Bashkisë Tiranë, lidhur me arrestimet e drejtorëve të institucionit. Berisha ka bërë thirrje që të bashkohen sa më shumë qytëtarë në protestë.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemrta, mirënjohjen e pakufishme ndaj jush, misionarëve të vërtetë të dinjitetit njerëzor, të lirisë, të shpresës. Mirënjohje të pakufishme oratorëve fjalëzjarrtë në parlamentin e të vërtetës në këtë rrugë.

Të dashur miq, dy ditë na ndajnë nga dita e enjte, dita e protestës së madhe. Dita e fitores.
Dita e rikthimit të bashkisë qytetarëve të Tiranës.

Çdo ditë, akti i Erion Veliajt, Taulant Tushës, Julian Zanajt, Mollës, Qatos dhe kompanisë së tyre, bëhet më i shëmtuar. Çdo ditë, ky akt i pashembullt në historinë e një shteti bëhet më i zi.

Por çdo ditë, më e zezë bëhet fytyra e kësaj drejtësie, që është shndërruar totalisht në parzmore të krimit qeveritar, shtetëror. Në mburojë të vjedhjeve të tmerrshme të qytetarëve. Çdo ditë bëhet më imperative fuqia juaj, zëri juaj, aksioni juaj, mosbindja juaj civile për shpëtimin e Tiranës, shpëtimin e Shqipërisë.

sali berisha

Sondazh

Poll