Art&Argëtim

Është favoriti i Eurovisionit për këtë vit, këngëtari nga Zvicra tregon kuptimin e këngës: Ka të bëjë me të kuptuarit se nuk jam as mashkull, as femër

Artisti dhe kënga u përzgjodhën nga mbi 400 këngë të dorëzuara në transmetuesin zviceran.

8 Prill 2024, 12:40 Nga S.B
Është favoriti i Eurovisionit për këtë vit,
The Code

ZVICËR- Pak më shumë se 30 ditë nga Eurovision Song Contest, kompanitë ndërkombëtare të basteve po bëjnë çmos për të parashikuar fituesin. Edhe pse Kroacia ishte dëgjuar kohët e fundit me Baby Lasagna dhe këngën "Rim Tim Tagi Dim", papritur Nemo me këngën "The Code" nga Zvicra filloi të ngjiste shkallët e parashikimeve.

Artisti dhe kënga u përzgjodhën nga mbi 400 këngë të dorëzuara në transmetuesin zviceran. Nemo Mettler i lindur më 3 gusht 1999 është një reper, këngëtar dhe muzikant zviceran i lindur në Biel/Bienne, Zvicër.

Është favoriti i Eurovisionit për këtë vit,
Nemo

Identifikohet si një person jo binar. Nemo aktualisht ka pesë çmime Swiss Music në emër të tij: një në 2017 për Talentin më të Mirë dhe katër në 2018 për Aktin më të Mirë Solo Mashkull, Aktin më të Mirë Debutues, Aktin më të mirë Live dhe Hitin më të Mirë për këngën "Du".

“The code” ka të bëjë me udhëtimin që kam nisur me të kuptuarit se nuk jam as mashkull, as femër. Gjetja e vetes ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i vështirë për mua. Por asgjë nuk më bën të ndihem më mirë se liria që fitova duke kuptuar se jam një person jobinar”, ka komentuar artisti i ri.

Nemo vijon: Është një nder i jashtëzakonshëm të përfaqësosh Zvicrën në Eurovision. Kjo platformë ofron një mundësi të madhe për të ndërtuar ura midis kulturave dhe brezave të ndryshëm. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për mua, të qëndroj në mbrojtje të gjithë komunitetit LGBTI+.

eurovizion nemo zvicra

Sondazh

Poll