Bota

Shtetasit e huaj nuk do të bëjnë më investime në pasuri të paluajtshme, Spanja heq vizën “e artë”

Programi u jep qytetarëve jo-BE që investojnë të paktën 500,000 euro (541,250 dollarë) - pa marrë një hipotekë - në pasuri të paluajtshme spanjolle një leje speciale që i lejon ata të jetojnë dhe punojnë në vend për tre vjet.

8 Prill 2024, 16:08 Nga E. D
Shtetasit e huaj nuk do të bëjnë më investime në pasuri
Pedro Sanchez

SPANJË- Kryeminstir spanjoll Pedro Sánchez njoftoi këtë të hënë anulimin e vizave “të arta”, që u japin të drejtën e qëndrimit shtetasve të huaj që bëjnë investime të mëdha në pasuri të paluajtshme spanjolle.

Përfundimi i skemës do të ndihmonte për ta bërë aksesin në strehim të përballueshëm "një e drejtë në vend të një biznesi spekulativ", tha Sanchez.

Programi u jep qytetarëve jo-BE që investojnë të paktën 500,000 euro (541,250 dollarë) - pa marrë një hipotekë - në pasuri të paluajtshme spanjolle një leje speciale që i lejon ata të jetojnë dhe punojnë në vend për tre vjet. Vizat “e arta”, të cilat do të hiqen të martën pas një raporti të Ministrisë së Strehimit social, lejojnë shtetasit e huaj që investojnë të paktën gjysmë milioni euro në pasuri të paluajtshme spanjolle, të jetojnë dhe punojnë në Spanjë për tre vjet.

Sanchez deklaroi se në qytetet e mëdha spanjolle është pothuajse e pamundur të gjesh strehim të mirë për ata që tashmë jetojnë atje, punojnë dhe paguajnë taksa. Edhe pse ky program vlen për të gjitha investimet e mëdha, Sanchez deklaroi se 94 për qind e vizave të arta jepen në bazë të investimeve në pasuri të paluajtshme. Portugalia fqinje e ka rifutur një program të tillë, por me përjashtim të investimeve në pasuri të paluajtshme, për shkak të krizës së strehimit në atë vend. Komisioni Evropian ka bërë thirrje për heqjen e të gjitha programeve të ngjashme për një kohë të gjatë, duke paralajmëruar për rreziqet e sigurisë.

pedro sanchez

Sondazh

Poll