Bota

Retë ‘jashtëzakonisht intensive’ me pluhur nga Saharaja godasin Evropën

Gjithashtu vendet perëndimore tashmë po përballen me “qiej të mjegullt, perëndime shumëngjyrëshe” dhe grimca të vogla PM10, të cilat konsiderohen si mjaft të rrezikshme për shëndetin e njeriut. 

8 Prill 2024, 15:56 Nga E. D
Retë ‘jashtëzakonisht intensive’ me pluhur nga Saharaja
foto ilustruese

SHKRETËTIRA E SAHARASË- Një re pluhuri jashtëzakonisht intensive ka udhëtuar nga Shkretëtira e Saharaja pë në Evropë. Pluhuri ka mbuluar pjesën më të madhe të Spanjës, Francës juglindore, Gjermanisë dhe Britanisë juglindore.

Gjithashtu vendet perëndimore tashmë po përballen me “qiej të mjegullt, perëndime shumëngjyrëshe” dhe grimca të vogla PM10, të cilat konsiderohen si mjaft të rrezikshme për shëndetin e njeriut. 

Po ashtu shërbimi i Monitorimit të Atmosferës së BE-së, Copernicus (CAMS), renë aktuale të pluhurit e quajti si “jashtëzakonisht intensive”. Kjo stuhi prej rëre thuhet të jetë e treta e këtij lloji që kaplon Evropën javët e fundit. Dy retë e mëparshme kanë qëndruar më në jug, mbi Mesdhe dhe Evropën Lindore.

“Ndërsa nuk është e pazakontë që pluhuri i Saharasë të arrijë në Evropë, ka pasur një rritje në intensitetin dhe shpeshtësinë e episodeve të tilla në vitet e fundit, të cilat mund t’i atribuohen ndryshimeve në modelet e qarkullimit atmosferik”, tha Mark Parrington, shkencëtar i lartë në CAMS.

mark parrington

Sondazh

Poll