Bota

"Një tjetër autogol", Rohde: Shqetësuese që Lista Serbe ka vendosur sërish që të mos marrë pjesë në votim në veri

Politikën e këtij Listës Serbe Rohde e ka quajtur bojkot dhe dorëheqje duke e cilësuar edhe si një tjetër autogol.

8 Prill 2024, 14:22 Nga N.F

 

"Një tjetër autogol", Rohde: Shqetësuese që Lista
Jorn Rohde

 

KOSOVË- Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me vendimin e Listës Serbe për mospjesëmarrje në votim për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave veriore. Rohde në një prononcim për Telegraf ka thënë se kjo qasje e Listës Serbe është shqetësuese.

“Më 21 prill, organet zgjedhore kosovare do të mbajnë votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në katër komunat veriore. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq dhe më duhet të them shqetësuese që Lista Serbe ka vendosur sërish që të mos marrë pjesë në votim. Është një rast i qartë këtu që qytetarëve në veri janë përsëri duke u bërë presion që të mos marrin pjesë në proceset demokratike”, u shpreh ambasadori.

Politikën e këtij Listës Serbe Rohde e ka quajtur bojkot dhe dorëheqje duke e cilësuar edhe si një tjetër autogol.

“Për mua, politika e Listës Serbe në 18 muajt e fundit mund të përmblidhet fare sinqerisht në dy fjalë: ‘bojkot dhe dorëheqje’. Kjo është katastrofike, një dëmtim për të gjithë qytetarët e komunave veriore dhe një tjetër autogol nga Lista Serbe, sigurisht që kjo nuk ndihmon për të siguruar që ne do të kemi në veri kryetarë që përfaqësojnë plotësisht elektoratin të cilit i shërbejnë”, tha ai.

 

kosova serbi rohde

Sondazh

Poll