Bota

Seanca e thirrur nga Vuçiç, Kosova dhe Serbia përballen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Së fundmi në një intervistë për mediat serbe, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se vendimi i BQK-së për heqjen e dinarit është një nga vendimet të cilat synojnë t’i detyrojnë serbët të vendosin të largohen të qetë nga Kosova.

8 Prill 2024, 10:24 Nga r.ll

Seanca e thirrur nga Vuçiç, Kosova dhe Serbia përballen

SHBA- Ditën e sotme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pritet të zhvillohet seanca e thirrur nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesi serb për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç. 

Seanca është thirrur për tu diskutuar gjendja në Kosovë. Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, pjesë e kësaj mbledhje do të jetë shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Zijadeh.

Së fundmi në një intervistë për mediat serbe, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se vendimi i BQK-së për heqjen e dinarit është një nga vendimet të cilat synojnë t’i detyrojnë serbët të vendosin të largohen të qetë nga Kosova.

Daçiç u ndal dhe te Asocacioni ku tha se pas 11 vitesh është turp që komuniteti ndërkombëtar fton ende Prishtinën që ta formojë atë.

 

okb keshilli i sigurimit aleksander vucic petar petkovic

Sondazh

Poll