Bota

Aksident i rëndë në Kosovë, makina përplas dy fëmijë të mitur

Sipas mediave të Kosovës, një nga fëmijët është dërguar në Spitalin e Prishtinës për shkak se gjendja e tij është më e rënduar.

7 Prill 2024, 17:24 Nga h.k
Aksident i rëndë në Kosovë, makina përplas dy
Foto ilustruese

KOSOVË-Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një Automjet ka përplas dy fëmijë të mitur.

Sipas mediave të Kosovës, një nga fëmijët është dërguar në Spitalin e Prishtinës për shkak se gjendja e tij është më e rënduar.

Ndërkohë fëmija tjetër mësohet se po merr mjekim në spitalin e Pejës.

Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbesorë. Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjeksor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të renda trupore”, njofton zyrtari i policisë.

 

policia e kosoves

Sondazh

Poll