Bota

E rëndë në Greqi, 11-vjeçari përdhunon një djalë 7-vjeçar

Mësohet se një i mituri është denoncuar mëngjesin e sotëm në policinë e Kalkidës nga prindërit e një fëmije shtatë vjeçar me dyshimet se 11-vjeçari ka përdhunuar fëmijën e tyre.

7 Prill 2024, 17:06 Nga N.F
E rëndë në Greqi, 11-vjeçari përdhunon një
Foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku është denoncuar një rast përdhunimi. Mësohet se një i mituri është denoncuar mëngjesin e sotëm në policinë e Kalkidës nga prindërit e një fëmije shtatë vjeçar me dyshimet se 11-vjeçari ka përdhunuar fëmijën e tyre.

Sipas mediave greke një djalë shtatë vjeçar nga rajoni i Psachni, shkoi me lot tek prindërit e tij duke thënë se shoku i tij njëmbëdhjetë vjeçar e kishte përdhunuar. Prindërit shkuan menjëherë në sigurimin e Kalkidës dhe denoncuan ngjarjen.


Prindërit e 11-vjeçarit u arrestuan për neglizhencë të një të mituri, ndërsa këqyrja e shtatë vjeçarit nga mjeku mjekësor pritet të vërtetojë akuzat. Nëse gjërat e tmerrshme të përshkruara nga fëmija shtatë vjeçar konfirmohen nga mjeku mjekësor, prindërit e fëmijës dhe vetë i mituri do të përballen me pasojat e ligjit.

perdhunim greqi arrestim

Sondazh

Poll