Bota

Vrasja e vajzës 2-vjeçare në Serbi, ndërron jetë një nga bashkëpunëtorët në burg

Në deklaratën e policisë serbe thuhej se ai u sëmur herët në mëngjes dhe mjeku ka konstatuar se ai ka vdekur  shkaqe natyrale. 

7 Prill 2024, 15:31 Nga E. D
Vrasja e vajzës 2-vjeçare në Serbi, ndërron jetë
Danka Iliç 

SERBI- Policia serbe njoftoi sot se një nga bashkëpunëtorët e dyshuar të vrasësve të një fëmije 2-vjeçar, trupi i të cilit nuk është gjetur ende, ka ndërruar jetë në burg mëngjesin e sotëm për shkaqe natyrale. Në deklaratën e policisë serbe thuhej se ai u sëmur herët në mëngjes dhe mjeku ka konstatuar se ai ka vdekur shkaqe natyrale.  

Vogëlushja Danka Iliç u zhduk më 26 mars nga qyteti lindor i Borit, me fytyrën e saj që dominonte kryetitujt për 10 ditë përpara se autoritetet të njoftonin dy arrestimet e para të mërkurën.

Dy të arrestuarit, drejtuesi dhe pasagjeri i një automjeti, kanë rrëfyer se vogëlushja e sapo marrë nga prindërit e saj, është marrë nga makina dhe është vrarë. Ndërsa hetimet vijojnë për gjetjen e trupit të fëmijës.

danka iliç 

Sondazh

Poll