Bota

Konferenca e PES në Rumani, Kurti: Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike

Kurti tha se Kosova është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta.

7 Prill 2024, 15:46 Nga N.F
Konferenca e PES në Rumani, Kurti: Kosova është
Kurti

RUMANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë ditën e sotme në konferencën e Partisë Socialiste Evropiane (PES) në Rumani. Kurti ka shprehur kënaqësinë e tij nga kjo pjesëmarrje, dhe tha se Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve.

Kurti tha se Kosova është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta.

“Kënaqësi të marrë pjesë në konferencën PES dhe në takimin e liderëve dje në Bukuresht. Ne qëndrojmë së bashku – për Evropën tonë. Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në X.

kuti kosova europe

Sondazh

Poll