Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri pas një konflikti çasti, arrestohet autori i të shtënave në Shkodër (EMRI)

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme hetimore. 

6 Prill 2024, 17:54 Nga r.ll

Qëlloi me armë zjarri pas një konflikti çasti, arrestohet

SHKODËR- Policia ka vënë në pranga Mondi Çekinin, autorin e dyshuar të të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër. 

Sipas informacioneve policore, Çekini ka qëlluar në ajër pas një konflikti çasti me një person tjetër. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme hetimore. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Mond Çekini.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme.

mondi çekini te shtena ne shkoder

Sondazh

Poll