Aktualitet

Vodhi pesë steka me cigare në supermarket, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Lushnje

Mësohet se 30-vjeçari me inicialet D.Y, i dënuar më parë për vjedhje, ka vjedhur pesë steka me cigare në një supermarket.

6 Prill 2024, 14:40 Nga S.B
Vodhi pesë steka me cigare në supermarket, arrestohet në
foto ilustruese

LUSHNJE- Arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar në Lushnje. Mësohet se 30-vjeçari me inicialet D.Y, i dënuar më parë për vjedhje, ka vjedhur pesë steka me cigare në një supermarket. Me rastin për veprime të mëtejshme do të merret prokuroria e Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Vodhi steka cigareje në një supermarket, identifikohet dhe arrestohet 30 vjeçari.

Pas një njoftimi të marrë nga salla operative se në orët e para të mëngjesit, një person i paidentifikuar ishte futur nga dritarja në një supermarket dhe kishte vjedhur disa steka cigaresh, shërbimet e Komisariatit të Lushnjës vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për vjedhje. 

Ky shtetas rezulton të ketë vjedhur 5 steka me cigare në supermarket.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

lushnje vodhi steka me cigare

Sondazh

Poll