Aktualitet

"Dosja 5D"/ Sondazhi i Dosja.al: Veliaj duhet të japë dorëheqjen dhe të mbajë përgjegjësi morale

Në sondazhin e Dosja.al u shtrua çështja e arrestimit të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe u dhanë tre alternativa për të shprehur mendimin: 1. Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi morale dhe të japë dorëheqjen; 2. Duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme në Tiranë; 3. Të vazhdojë puna normalisht, Veliaj s'ka përgjegjësi.

6 Prill 2024, 14:42 Nga M.B
"Dosja 5D"/ Sondazhi i Dosja.al: Veliaj duhet të japë
Erion Veliaj dhe ish-drejtorët

TIRANA- Sondazhi i realizuar nga Dosja.al lidhur me çështjen e arrestimit të ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës ka nxjerrë në pah një përqindje të konsiderueshme të votuesve që shprehen "pro" dorëheqjes së Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në sondazhin e Dosja.al u shtrua çështja e arrestimit të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe u dhanë tre alternativa për të shprehur mendimin: 1. Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi morale dhe të japë dorëheqjen; 2. Duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme në Tiranë; 3. Të vazhdojë puna normalisht, Veliaj s'ka përgjegjësi.

Nga këto alternativa, nga një numër prej 1190 votuesish, rezulton s e 57 përqind e tyre janë pro faktit se Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen. 32 përqind votuan alternativën e dytë "Duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme në Tiranë" dhe 11 përqind alternativën e tretë "Të vazhdojë puna normalisht, Veliaj s'ka përgjegjësi".

Gjykata e Posaçme ka caktuar më parë masat për ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës, duke lënë në burg 3 prej tyre dhe 5 të tjerë në detyrim paraqitje. Në masën arrest me burg është Redi Molla, Margilen Qato dhe Taulant Tushe. Sipas SPAK, Mariglen Qato dhe Redi Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.

dosja 5 d

Sondazh

Poll