Aktualitet

Aksidentohet me motor turisti çek në Sarandë, pritet transporti drejt Traumës në Tiranë

Mësohet se Martin Barta, 36-vjeç, turist çek, duke udhëtuar me motor është rrëzuar dhe është plagosur.

6 Prill 2024, 12:47 Nga M.B
Aksidentohet me motor turisti çek në Sarandë, pritet transporti
Foto ilustruese

SARANDA- Një aksident ka ndodhur në hyrje të Sarandës, tek vendi i quajtur Ura e Gajdarit. Mësohet se Martin Barta, 36-vjeç, turist çek, duke udhëtuar me motor është rrëzuar dhe është plagosur. Kanë qenë shërbimet policore të ndodhura në momentin e ngjarjes që kanë njoftuar urgjencën dhe u bë transportimi i tij në spital.

Pas ndihmës së dhënë bëhet me dije se turisti çek ka thyerje të vertebrave lumbare L4 L5 dhe për rrjedhojë do të transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

aksident saranda

Sondazh

Poll