Aktualitet

FOTO/ Pas problemeve me shëndetin, Nano shfaqet për herë të parë në publik, ja gjendja e tij

Mjeku okulist, Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të Nanos teksa konsumojnë drekën.

5 Prill 2024, 22:49 Nga M.B
FOTO/ Pas problemeve me shëndetin, Nano shfaqet për herë të
Fatos Nano

TIRANA- Ish-kryeministri Fatos Nano 'u shfaq' sot për herë të parë në publik pasi kaloi probleme të rënda shëndetësore me mushkëritë. Mjeku okulist, Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të Nanos teksa konsumojnë drekën.

Fatos Nano, i cili mbushi 71-vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet. Ish-lideri i Partisë Socialiste ishte në intubim pasi atij i ishte rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan mjeku Lutajnë postim.

fatos nano

Sondazh

Poll