Aktualitet

Mashtrimi që vjen nga Afrika, shqiptarët bien pre e ‘doktoreshë’ Imonës

Por kush është dr Imona, që paska fuqi të tilla të mbinatyrshme? A funksionon vërtetë ky produkt? Gazetarja Kamila Xhakaj futet direkt në aksion dhe nis të bisedojë me dr. Imonen, në numrin e lënë në profilin e saj në tik tok.

5 Prill 2024, 22:20 Nga M.B
Mashtrimi që vjen nga Afrika, shqiptarët bien pre e
Mesazhe

TIRANA- Mashtrimet në rrjetet sociale janë bërë shumë të zakonshme dhe tepër shqetësuese. Por rasti që u trajtua sot nga Piranjat është komplet tjetër, fare i zakonshëm. Profili që bën mashtrime të tilla ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjetin social tik tok. Në pamje të parë, ky profil i doktoreshës Imona duket i kuruar me detaje, duket nisur që nga mesazhet, bazat muzikore, parashikimet, por dhe manualin se si të bëjmë magji.

Pra, Dr Imona ofron një game të gjerë zgjidhjesh për problemet martesore, ekonomike, dhe më kryesorja ajo çfarë ne na intrigoi rikthimin e ish partnerëve. Një reklamë virale në Tik tok që është parë nga 224.7 mijë njerëz, duke treguar interesin e jashtëzakonshëm që kanë shqiptarët për produkte të tilla. Por kush është dr Imona, që paska fuqi të tilla të mbinatyrshme? A funksionon vërtetë ky produkt? Gazetarja Kamila Xhakaj futet direkt në aksion dhe nis të bisedojë me dr. Imonen, në numrin e lënë në profilin e saj në tik tok.

Ajo që bie menjëherë në sy është që numri nuk është shqiptar, por ka një prefix +234… Prefixi i Nigerisë. Ne vazhdojmë qëndrojmë në rol, pavarësisht se komunikimi në shqip i doktoreshës biznesmene nuk është aspak i kuptueshëm. Kamila flet me ‘doktoreshën’  dhe e kupton se ka diçka që nuk shkon që nga biseda e parë me të, pasi nuk flet mire shqip, por menjëherë doktoresha i kërkon që të dërgojë para në shkëmbim të produktit magjik.

Piranjat këmbëngulin që të zbulojnë vendndodhjen e vërtetë mashtruesit dhe kuptojnë se bëhet fjalë për një person nga Nigeria që merret me skema të tilla. Pasi bëjmë skemën sikur i dërgojmë para, arrijmë të kuptojmë se mashtruesi jeton në Edo State, shtet brenda konfederatës së Nigerisë. Shtëpia e tij ndodhet në rrugën 52 OFF Ihumudumu. Pra, një biznes i zhvilluar 5828 kilometra larg Tiranës… ama Google Translate e bën të komunikojë në Shqip. Ta mendoni që me ato para që u merr shqiptarëve, bën një jetë luksi në Nigeri. Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos bini pre e mashtrimeve në rrjetet sociale që tashmë vijnë dhe nga Afrika e largët, me skema të mirëmenduara mashtrimi./ Piranjat

emisioni piranjat

Sondazh

Poll