Aktualitet

Konflikt i dhunshëm në Lushnje, 3 persona të përfshirë, 2 prej tyre në kërkim

Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

5 Prill 2024, 22:25 Nga M.B
Konflikt i dhunshëm në Lushnje, 3 persona të përfshirë,
Foto ilustruese

LUSHNJE- Tre persona janë përfshirë në një konflikti për motive të dobëta në Lushnje. Mësohet se rreth orës 18:30 në qendër të fshatit Karbunarë, si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, një 29-vjeçar, i cili pasi mori mjekim në spital është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Sipas noftimit, policia po punon për kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30 në qendër të fshatit Karbunarë, Lushnjë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve të cilët janë konfliktuar me sende të forta dhe mjet prerës, ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. S., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë bashkë me 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit A. H., dhe E. M., për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasve J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur shtetasi D. S. Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

konflikt lushnje

Sondazh

Poll