Aktualitet

Zjarr i qëllimshëm në Stan të Moravës, digjen shkurre e ferra

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikës të cilët kane bërë të mundur një kohë shumë të shkurtër fikjen e zjarrit.

5 Prill 2024, 21:51 Nga E. D
Zjarr i qëllimshëm në Stan të Moravës, digjen shkurre e
foto nga vendngjarja

MORAVË- Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Moravë. Si pasojë e erës zjarri është përhapur me shpejtësi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikës të cilët kane bërë të mundur një kohë shumë të shkurtër fikjen e zjarrit. 

Bëhet me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se po punohet për identifikimin e autorëve. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ferra, ndërkohë që fatmirësisht zjarri nuk përparoi drejt banesave të zonës.

zjarr në marovë

Sondazh

Poll