Bota

"Fillimi i mundshëm i terrorit të ri”/ A do të përballet Rusia me një epokë më të ashpër të sundimit të Putin pas sulmit në Moskë?

Madje, ligjvënësit e lartë po bëjnë thirrje për rikthimin e dënimit me vdekje, të shfuqizuar dekada më parë që kur Rusia iu bashkua Këshillit të Evropës. E me sa duket, pasojat e sulmit që vrau 145 njerëz po krijojnë skenën për një sundim edhe më të ashpër nga presidenti Vladimir Putin.

5 Prill 2024, 19:12 Nga M.B
"Fillimi i mundshëm i terrorit të ri”/ A do të
Vladimit Putin


RUSIA- Pamjet e të dyshuarve për të shtënat masive në sallën e koncerteve në Moskë tregojnë se ata po keqtrajtohen nga forcat ruse të sigurisë. Madje, ligjvënësit e lartë po bëjnë thirrje për rikthimin e dënimit me vdekje, të shfuqizuar dekada më parë që kur Rusia iu bashkua Këshillit të Evropës. E me sa duket, pasojat e sulmit që vrau 145 njerëz po krijojnë skenën për një sundim edhe më të ashpër nga presidenti Vladimir Putin.

Putin u zotua se do të gjente organizatorët e sulmit për të cilin ai e akuzonte Ukrainën duke paralajmëruar se terrorizmi “është një armë me dy teha”. Shteti rus deklaroi se nëse vërtetohet përfshirja e Ukrainës, Moska do t’i kundërpërgjigjet duke ia vrarë liderët kryesorë të vendit. Kjo pasi sulmi i dha Putinit tjetër goditje duke shënuar dështim në sigurinë e qytetarëve.

E në përpjekje të dukshme për të larguar vëmendjen nga mungesa e sigurisë në vend, presidenti rus pretendoi se arrestimi i të katër shtetasve të Taxhikistanit pranë Ukrainës tregonte përfshirjen e mundshme të Kievit. Pas arrestimit, me raste rrëfimet e tyre janë publikuar nga mediat ruse, por vërtetësia e këtyre deklaratave është vënë në pikëpyetje sepse burrat dukej se ishin dhunuar rëndë. Njëri nga ta me vesh të prerë, tjetri me shenja të mundshme të tentativës për mbytje, e tjetri në karrocë e pa ndjenja.

Edhe pse policia ruse prej kohësh është akuzuar për torturë, ky lloj trajtimi i duket përgjigje e duhur ndaj masakrës. E pavarësisht torturave të autoriteteve, politikanë e qytetarë të thjeshtë po kërkojnë t’i shtohet edhe dënimi me vdekje. Pavarësisht nga këto dyshime të dukshme, shumë ekspertë thonë se trajtimi i të arrestuarve dhe thirrjet për vrasje po paralajmërojnë një epokë më të pamëshirshme të sundimit të Putinit.

“Ne po shohim fillimin e mundshëm të terrorit të ri të madh”, tha grupi rus i fokusuar në lirinë e fjalës, Net Freedoms, duke iu referuar spastrimeve nga dikatori sovjetik Josef Stalin. 

sulmi terrorist ne moske

Sondazh

Poll