Bota

Borrell kritikon Izraelin: Korridoret e reja të ndihmës në Gaza nuk janë të mjaftueshme

Të enjten, Izraeli njoftoi se do të hapte përkohësisht kalimin e Beit Hanoon për të lejuar dërgesat e më shumë ndihmave në enklavën e rrethuar.

5 Prill 2024, 18:58 Nga E. D
Borrell kritikon Izraelin: Korridoret e reja të ndihmës në Gaza
Josep Borrell

IZRAEL- Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell thotë se vendimi i Izraelit për të hapur korridore të reja për ndihmën humanitare në Gaza nuk do të jetë ende i mjaftueshëm për të parandaluar urinë.

“Pas dënimit të gjerë të vrasjes së 7 punonjësve të WCKitchen nga ushtria izraelite dhe presionit ndërkombëtar në rritje, qeveria izraelite do të hapë disa korridore për ndihmë humanitare. Nuk është e mjaftueshme për të parandaluar urinë në Gaza. Tani," shkroi Borrell në X.

Të enjten, Izraeli njoftoi se do të hapte përkohësisht kalimin e Beit Hanoon për të lejuar dërgesat e më shumë ndihmave në enklavën e rrethuar.

"Rezoluta detyruese 2728 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të zbatohet," shtoi Borell. 

josep borrell

Sondazh

Poll