Bota

Gruaja ngjitet në shtyllën elektrike 20m pas debatit me bashkëshortin për lidhje jashtëmartesore

34-vjeçarja Suman Devi kreu aktin e dy diteve me pare në formë kërcënimi vetëvrasjeje pasi i kishte treguar bashkëshortit për një lidhje jashtëmartesore me një burrë tjetër. 

5 Prill 2024, 18:25 Nga E. D
Gruaja ngjitet në shtyllën elektrike 20m pas debatit me
foto nga vendngjarja

INDI- Pamje dramatike janë bërë virale në rrjet teksa shihet një grua 34-vjeçare në Gorakhpour në veri të Indisë e ngjitur në një shtyllë elektrike 20 metra të lartë, pas një konflikti me bashkëshortin e saj. 

34-vjeçarja Suman Devi kreu aktin e dy diteve me pare në formë kërcënimi vetëvrasjeje pasi i kishte treguar bashkëshortit për një lidhje jashtëmartesore me një burrë tjetër

Ngjarja bëhet edhe më dramatike kur nëna e tre fëmijëve i kishte kërkuar bashkëhsortit Ram Govind të lejonte që i dashuri i saj të jetonte me ta, dhe kështu mund të ndihmonte me shpenzimet, por ai kishte refuzuar. 

Situata e rrezikshme arriti të zgjidhej vetëm pas ndërhyrjes së shpejtë të banorëve dhe zyrtarëve të policise që fillimisht ndalojnë rrymën në shtyllën elektrike e më pas ndihmojnë gruan të zbresë. 

indi

Sondazh

Poll