Sport

Dybala dhe postimi i Serisë A para Roma-Lazio! Citohet një film shumë i famshëm; "Sytë, i dashur, nuk gënjejnë kurrë"...

Në prag të derbit të kryeqytetit, nga llogaria zyrtare e Serisë A zgjidhet një frazë e veçantë që i thotë të gjitha detajet

5 Prill 2024, 14:32 Nga DOSJA

ITALI - Derbi mes Romës dhe Lazios është afër qoshes. Kështu, llogaria zyrtare e Serisë A zgjodhi një postim special për t'iu afruar ndeshjes së ‘Olimpico’-s: foto me vështrimin të Dybala-s, shoqëruar me një citim të marrë nga historia e kinemasë.  

“Sytë, ata nuk gënjejnë kurrë”, shkruhet në mbishkrimin e postimit të publikuar në Instagram. A ju kujtohet cili film i famshëm është ky?

Profili zyrtar në Instagram i Serisë A donte të kujtonte një skenë të famshme nga  Scarface, një film kryevepër i drejtuar nga Brian De Palma në 1983, me Al Pacino.

Është vetë aktori fitues i Oskarit, në rolin e Tony Montana, i cili shqipton frazën në fjalë teksa po kalonte natën në Majami në shoqërinë e mikut të tij Manny Ribera. Një shaka e reflektuar më pas në sytë e kampionit argjentinas…

Dybala dhe postimi i Serisë A para Roma-Lazio! Citohet një film

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll