Sport

VD/ Wanda Nara dhe bluza e Juventusit: detaji i bujshëm nuk i shpëton rrjeteve sociale…

Disa pamje të showgirl-it argjentinas, Lady Icardi, kanë zemëruar tifozët e Interit: arsyeja është e qartë

5 Prill 2024, 12:00 Nga DOSJA

VD/ Wanda Nara dhe bluza e Juventusit: detaji i bujshëm nuk i shpëton

ITALI - Xhaketë e Juventusit veshur nga Wanda Nara. Disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga Lady Icardi, zemërojnë tifozët e Interit.

Showgirl-ja argjentinase, në fakt, ka publikuar disa foto gjatë incizimeve, në të cilat ka veshur një xhaketë të Juventusit. Në një foto, në veçanti, duket qartë logoja e klubit të Juventusit.

“Të bëhemi gati për një ditë të gjatë xhirimesh”,- ka shkruar në rrjetet sociale Wanda Nara, e cila ditët e fundit ka pasur sukses të madh me këngën e saj të re “Money”.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll