Sport

Kombëtarja kuqezi e vajzave, për kualifikuesen e radhës së Europianit!

Ndeshja e parë kualifikuese e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”, Luksemburg – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin “Emile Mayrisch”, duke nisur nga ora 19:30.

5 Prill 2024, 08:30 Nga DOSJA
Kombëtarja kuqezi e vajzave, për kualifikuesen e radhës së

TIRANE - Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Luksemburgut, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Zvicër 2025”.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja “Emile Mayrisch”. Stërvitja zgjati rreth një orë dhe i gjithë grupi është në formë optimale, pa probleme fizike.

Seanca e fundit stërvitore nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike. Stafi teknik, me në krye trajnerin Grima e ka fokusuar punën më shumë në ushtrime me topin dhe situata të ndryshme loje.

Ndeshja e parë kualifikuese e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”, Luksemburg – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin “Emile Mayrisch”, duke nisur nga ora 19:30.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll