Sport

Premier League përgatit risinë, “taks luksi” për skuadrat që shkelin rregullat financiare!

Kjo bëhet sipas modelit të basketbollit amerikan NBA, ku çdo klub ka një shifër tavan për shpenzimet, domethënë një kufi parash që lejohet të ndahet për pagat e lojtarëve në baza vjetore.

5 Prill 2024, 10:31 Nga DOSJA

Premier League përgatit risinë, “taks luksi” për

ANGLI - Futbolli është i shenjtë në Angli dhe Premier League konsiderohet nga shumë si më e mira në botë. Të gjitha klubet e elitës kanë në dispozicion burime serioze financiare, por rregullat për shpenzimin e parave janë të rrepta dhe në rast shkeljeje, gjobat janë shumë të mëdha.

Këtë gjë e ndjenë në lëkurën e tyre Everton dhe Nottingham Forest, të cilët u ndëshkuan duke hequr pikë për shkeljen e rregullave të fair-playt financiar të Premier League.

Klubet lejohen të kenë humbje deri në 105 milionë stërlina gjatë tre viteve, për të shmangur shpenzimin e parave për përforcime jashtë kontrollit.

Vitin e kaluar Evertoni u dënua me 10 pikë, e cila u zbut pas një apeli dhe dënimi shkoi në minus gjashtë pikë, ndërsa Nottingham Forestit iu hoqën katër pikë, por ata e apeluan këtë vendim, i cili ende nuk është përfundimtar. 

Premier League përgatit risinë, “taks luksi” për

Kjo ka bërë që klubet të jenë të pakënaqura, zbritja e pikëve konsiderohet e padrejtë, ndaj plani është të vendoset një taksë luksi dhe reforma mund të votohet në fund të sezonit në qershor. Pretendohet se 17 nga 20 klube janë pro, ndërsa 14 prej tyre duan që ndryshimi të zbatohet.

Kjo bëhet sipas modelit të basketbollit amerikan NBA, ku çdo klub ka një shifër tavan për shpenzimet, domethënë një kufi parash që lejohet të ndahet për pagat e lojtarëve në baza vjetore. Çdo ekip që kalon kufirin paguan taksa të mëdha luksi, të gjitha për të bërë konkurrencën e barabartë.

Motivet për një vendim të tillë në Premier League janë paksa të ndryshme. Përkatësisht, Manchester City ka 115 aktakuza, dhe sipas sistemit ekzistues, nëse vërtetohet se janë fajtorë, dënimet mund të jenë aq të mëdha sa që kampioni aktual i Evropës të humbasi titullin ose të zbresë një kategori më poshtë.

Premier League përgatit risinë, “taks luksi” për

Nëse lojtarët e Premier League miratojnë rregulla të reja, zbritja e pikëve nuk do të hiqet plotësisht, por do të reduktohet në minimum. Ekipet që respektojnë rregullat financiare do të marrin një pjesë të barabartë të parave nga fondi i luksit, i cili do të formohej nga taksa që paguajnë skuadrat që shpenzojnë para mbi limitin.

Kjo do t'u mundësonte klubeve të pasura të shtrëngojnë disi shpenzimet, por mbetet për t'u parë se si do të rregullohen përfundimisht rregullat kaq shumë të diskutueshme në kampionatin anglez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll