Sport

Mbrojtësi kuqezi, mendon që tani për të ardhmen… ja çfarë diplome ka marrë!

Mbrojtësi 32-vjeçar ka të paktën edhe një vit kontratë me Rajo Vajekanon dhe nuk duket se ka ndër mend të largohet shpejt nga fushat e lojës, duke pasur parasysh formën që po kalon.

5 Prill 2024, 01:33 Nga DOSJA

Mbrojtësi kuqezi, mendon që tani për të ardhmen… ja

SPANJE - Mesa duket Ivan Balliu po përgatitet që tani pasi të mbyllë karrierën si futbollist. Mbrojtësi i djathtë i ekipit kombëtar është diplomuar si drejtor sportiv në Spanjë. Kështu, kur Balliu të ndalet së luajturi futboll, mendon të zgjedhë rrugën në këtë rol.Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Gjithsesi, mbrojtësi 32-vjeçar ka të paktën edhe një vit kontratë me Rajo Vajekanon dhe nuk duket se ka ndër mend të largohet shpejt nga fushat e lojës, duke pasur parasysh formën që po kalon.

Mbrojtësi kuqezi, mendon që tani për të ardhmen… ja

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll