Aktualitet

U arrestua për tu dëbuar nga Gjermania, shqiptari arratiset nga komisariati, policia mobilizohet me helikopterë për kapjen e tij

Një zëdhënës i policisë tha se ai qe dërguar në stacionin e policisë lokale, me pranga në duar. Në rrethana ende të paqarta, i riu është arratisur nga godina pasi paraprakisht ishte sjellë në mënyrë bashkëpunuese.

5 Prill 2024, 08:37 Nga N.F
U arrestua për tu dëbuar nga Gjermania, shqiptari arratiset nga
Foto ilustruese

GJERMANI- Një shqiptar ka arritur ti arratiset policisë pasi ishte arrestuar për tu dëbuar nga Gjermania. Mësohet se 21-vjeçari shqiptar ishte arrestuar nga komisariati në Arnstadt rrethi Ilm.

Sipas informacioneve 21-vjeçari u dërgua në paraburgim parandalues ​​të caktuar të mërkurën, për të zbatuar dëbimin e tij. Një zëdhënës i policisë tha se ai qe dërguar në stacionin e policisë lokale, me pranga në duar. Në rrethana ende të paqarta, i riu është arratisur nga godina pasi paraprakisht ishte sjellë në mënyrë bashkëpunuese.

Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë e mundur gjetja e të arratisurit dhe arrestimi i sërishëm i tij.

Sipas zëdhënësit, paraburgimi parandalues ​​për migrantët për të cilët është planifikuar deportim mund të urdhërohet nga gjykatat, përcjell albinfo.ch. Kjo bëhet për t’u siguruar që ata të mos shmangin dëbimin.

shqiptar gjermani policia

Sondazh

Poll