Politike

Votohet Amnistia Penale 116 vota PRO një KUNDËR

Opozita propozoi që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie, t’u zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat.

4 Prill 2024, 19:36 Nga h.k

Votohet Amnistia Penale 116 vota PRO një KUNDËR

TIRANË-Pas një seance maratonë, në Kuvendin e Shqipërisë u votua amnistia penale. PS dhe PD finalizuan dakordësinë e arritur disa ditë më parë.

Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Por edhe ata që nuk fitojnë lirinë, do të përfitojnë ulje dënimi, më të madhe sesa në variantin e parë.

Opozita propozoi që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie, t’u zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

Votimi në Kuvend

Të pranishëm 118 deputetë prezentë

-Votimi në parim i aministise penale me 116 pro, 1 kunder asnje abstenim u shoqerua me duartrokitje.

Kalon dhe amendamenti i pare i Gazment Bardhit për ndryshimin e datës për të përfituar nga aministia deri në 31 mars 2024

-113 vota pro, zero abstenim, 1 kundër

-Miratohet Pr/ligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për arkivat’

71 vota pro, 3 abstenim, 41 kundër

-Miratohet ‘Pr/ligji për koncesionet e partneritetin publik privat’

70 vota pro, 6 abstenim, 44 kundër

-Miratohet Pr/ligji për burimet ujore

71 pro, 41 kundër, 5 abstenim

-Miratohet Pr/ligji për turizmin i ndryshuar

71 vota pro, 47 kundër, asnjë abstenim

-Pr/ligji për mbrojtjen e konkurrencës

3 pro, 2 abstenim, 112 kundër

amnistia penale

Sondazh

Poll