Bota

Mashtrim financiar prej 600 milionë eurove në katër shtete të BE-së, sekuestrohen vila, Lamborghini, rolex

Në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 600 milionë eurove nga fondi i Bashkimit Evropian për ndihmë pas pandemisë së coronavirusit janë arrestuar të paktën 22 persona.

4 Prill 2024, 20:06 Nga E. D

Mashtrim financiar prej 600 milionë eurove në katër shtete

Rolex dhe Lamborghini janë ndër sendet e sekuestruara në një bastisje masive të policisë në territorin e Italisë, Austrisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 600 milionë eurove nga fondi i Bashkimit Evropian për ndihmë pas pandemisë së coronavirusit janë arrestuar të paktën 22 persona. Gjithashtu zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) tha se një organizatë kriminale kishte devijuar grantin që Italia mori nga fondet evropiane për planin e saj të rimëkëmbjes nga viti 2021 në 2023. 

Sipas të dhënave të BE-së, plani italian është më i madhi në Union 191.5 miliardë euro grante dhe kredi ndërsa përfaqëson 10.8 për qind të produktit të brendshëm bruto të atij vendi në vitin 2019. EPPO njoftoi se policia financiare nga Venediku e Italisë ka bllokuar asete me vlerë mbi 600 milionë euro. Policia financiare bëri të ditur se janë sekuestruar apartamente dhe vila luksoze, dihet se sasia e kriptovalutave, ora, bizhuteri, ar dhe makina luksoze. Po ashtu 8 nga 22 të dyshuarit u është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa 14 të tjerët janë në arrest shtëpiak.

EPPO tha se grupi përdori bilanc të rremë të korporatave për të kërkuar grante për të mbështetur NVM-të fiktive. Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me një grup kontabilistësh, ofrues shërbimesh dhe noterësh publikë për të marrë paratë, të cilat i kanë transferuar në llogari të ndryshme në Austri, Rumani dhe Sllovaki. Numri i mashtrimeve që përfshijnë fondin e rimëkëmbjes së BE-së u rrit në vitin 2023, shkruante në raportin e saj vjetor EPPO e cila është përgjegjëse për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve kundër interesave financiare të bllokut.

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2024, 19:12 E. D

SHBA-ja me sanksione të reja ndaj Iranit

foto ilustruese WASHINGTON- Departamenti amerikan i Thesarit më 4 prill tha se ka vendosur sanksione të reja kundër terrorizmit të lidh...