Bota

Realizohet me sukses transplanti i parë i veshkës së derrit te njeriu, lirohet nga spitali pacienti

Por suksesi i kësaj procedure të deritanishme është vlerësuar nga shkencëtarët si një moment historik në fushën e transplantimit.

4 Prill 2024, 19:16 Nga E. D
Realizohet me sukses transplanti i parë i veshkës së derrit te
Rick Slayman

SHBA- Burri i parë që mori një transplant të veshkave të modifikuar gjenetikisht nga një derr është liruar nga spitali. 62-vjeçari u dërgua në shtëpi të mërkurën, dy javë pas operacionit novator në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts (MGH).

Transplantet e organeve nga derrat e modifikuar gjenetikisht kanë dështuar në të kaluarën. Por suksesi i kësaj procedure të deritanishme është vlerësuar nga shkencëtarët si një moment historik në fushën e transplantimit. Lajmi u nda në një deklaratë për shtyp të mërkurën nga MGH , e cila është spitali më i madh mësimor i Shkollës Mjekësore të Harvardit në qytetin amerikan të Bostonit.

Në njoftim, spitali tha se pacienti, Richard Rick Slayman nga Weymouth, Massachusetts, kishte luftuar me sëmundjen e veshkave në fazën përfundimtare dhe kishte nevojë për një transplant organi. Mjekët e tij transplantuan me sukses një veshkë derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e tij gjatë një operacioni katër-orësh më 16 mars. Ata thanë se veshka e Slayman tani po funksionon mirë dhe ai nuk është më në dializë.

Në një deklaratë, Slayman tha se të qenit në gjendje të largohej nga spitali dhe të shkonte në shtëpi ishte një nga momentet më të lumtura të jetës së tij.

“Jam i emocionuar të rifilloj të kaloj kohën me familjen, miqtë dhe të dashurit e mi, i lirë nga barra e dializës që ka ndikuar në cilësinë e jetës sime për shumë vite. E pashë jo vetëm si një mënyrë për të më ndihmuar, por një mënyrë për të dhënë shpresë për mijëra njerëz që kanë nevojë për një transplant për të mbijetuar”, tha ai.

Në vitin 2018, ai kishte një transplant të veshkës njerëzore nga një dhurues i vdekur, megjithatë ai filloi të dështonte vitin e kaluar dhe mjekët ngritën idenë e transplantimit të veshkës së derrit. Veshka e re e derrit që ai mori u modifikua nga kompania farmaceutike eGenesis me bazë në Kembrixh për të hequr gjenet e dëmshme të derrit dhe për të shtuar gjene të caktuara njerëzore për të përmirësuar përputhshmërinë e saj me njerëzit.

rick slayman

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2024, 19:12 E. D

SHBA-ja me sanksione të reja ndaj Iranit

foto ilustruese WASHINGTON- Departamenti amerikan i Thesarit më 4 prill tha se ka vendosur sanksione të reja kundër terrorizmit të lidh...