Bota

Indi, ra në një pus 16 metra të thellë, djali dy vjeçar shpëtohet pas 18 orësh

 Sipas policisë, fëmija u rrëzua në gropë teksa luante pranë banesës së tij.

4 Prill 2024, 19:30 Nga E. D
Indi, ra në një pus 16 metra të thellë, djali dy
foto nga vendngjarja

INDI- Një djalë dy vjeçar që ra në një pus në Karnataka të Indisë u shpëtua pas një operacioni 18-orësh, i cili filloi rreth orës 18:30 të së mërkurës, pasi fëmija ra në një gropë 16 metra të thellë në fshatin Lachayan. Sipas policisë, fëmija u rrëzua në gropë teksa luante pranë banesës së tij. Ngjarja është vënë në dukje kur një kalimtar ka dëgjuar të qarat e fëmijës dhe ka lajmëruar menjëherë familjen.

Duke përdorur një ekskavator, autoritetet hapën një gropë të thellë paralelisht me gropën për të lehtësuar shpëtimin. Gjatë operacionit, ekipet e kërkim-shpetimit kishin deklaruar se fëmija do të arrinte brenda pak orësh.

Sipas zyrtarëve, nëse lind nevoja, fëmija do të transferohet në një institucion mjekësor të nivelit më të lartë. Si Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive, ashtu edhe personeli i Forcave Shtetërore të Reagimit ndaj Fatkeqësive u angazhuan në operacionin e shpëtimit, deklaroi policia më herët. Në vendngjarje janë mbledhur një numër i konsiderueshëm fshatarësh, përfshirë edhe ata nga zonat fqinje.

indi

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2024, 19:12 E. D

SHBA-ja me sanksione të reja ndaj Iranit

foto ilustruese WASHINGTON- Departamenti amerikan i Thesarit më 4 prill tha se ka vendosur sanksione të reja kundër terrorizmit të lidh...