Bota

Ishulli italian në hall me dhitë e egra, i ofron për adoptim kujtdo që arrin t’i kapë

Idea e Riccardo Gullo u formalizua pasi një regjistrim vlerësoi se popullata e dhive të egra ishte gjashtë herë më e madhe se ajo e banorëve të ishullit.

4 Prill 2024, 18:48 Nga E. D
Ishulli italian në hall me dhitë e egra, i ofron për adoptim
foto ilustruese

ITALI- Kryebashkiaku i një ishulli të largët italian ku dhitë e egra janë shtuar në numra të mëdhenj, ofron t’ia falë ato kujtdo që i dëshiron dhe arrin t’i kapë. Idea e Riccardo Gullo u formalizua pasi një regjistrim vlerësoi se popullata e dhive të egra ishte gjashtë herë më e madhe se ajo e banorëve të ishullit.

Gjithashtu ekspertët raportohet se studiuan faqet e thepisura malore të ishulli Alicudi, në arqipelagun Aeolian në veri të Siçilisë, dhe cilësuan se dhitë ishin kthyer në një problem për kopshtet dhe parcelat e banorëve. Aplikimet për “adoptimin e një dhie” nisin duke filluar nga 10 prilli. Dhitë e egra jetojnë prej vitesh në Alicudi duke u ngjitur në faqet vullkanie të maleve të ishullit. Por popullsia e kafshëve vegjetuese që ushqehen me gjethe e fruta është shtuar. Gullo tha se ka pasur interes për adoptimin e dhive nga persona të qyteteve të ndryshme.

Një fermer nga ishulli Vulcano dëshironte disa dhi, pasi ato mes të tjerave prodhojnë djathin ‘ricotta’ që është shumë i vlerësuar,” tha ai për The Guardian.

Vulcano, ashtu si dhe Alicudi janë dy nga ishujt e arqipelagut Aeolian që është përfshirë në trashegiminë botërore të Unesco.

Gullo shtonte se nuk rëndësi nëse aplikantët dinë të rrisin dhi, përsa kohë ata kanë një barkë që t’i marrin nga ishulli, si dhe pasi t’i kenë kapur vetë. Qeveria rajonale siçiliane thotë se dhitë u sollën në ishull vetëm 20 vjet më parë nga një fermer, i cili i la të lira të mbijetonin, dhe në fakt ato lulëzuan. Aplikantët duhet të bëjnë kërkesën e tyre me email te autoritetet dhe të paguajnë pullën €16 për ta bërë çështjen zyrtare, shkruan BBC.

“Do të preferonim që njerëzit të tentonin t’i zbusnin kafshët në vend që t’i hanin” shtoi Gullo.

riccardo gullo

Sondazh

Poll