Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Hani, kamioni përplaset me një mjet tjetër

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 36- vjeçari dhe nëna e tij rreth 61 vjeçe e cila ishte pasagjere.

4 Prill 2024, 18:16 Nga E. D
Aksident në aksin rrugor Shkodër-Hani, kamioni përplaset me
foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor  Shkodër-Hani i Hotit, ku një kamion me drejtuesin M.M 55-vjeç ka përplasur një mjet tjetër me drejtues D.P 36-vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 36- vjeçari dhe nëna e tij rreth 61 vjeçe e cila ishte pasagjere. Të dy ndodhen  spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftoimi i Policisë:

Rreth orës 16:20, në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit, kamioni me drejtues shtetasin M. M., 55 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 36- vjeçari dhe nëna e tij shtetesja L. P., rreth 61 vjeçe (pasagjere) të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident në shkodër

Sondazh

Poll