Aktualitet

EMRI/ Dosja 5D, GJKKO njeh me masën e sigurisë ish-kreun e Drejtorisë së Transportit në Bashkinë e Tiranës

Punavija akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

4 Prill 2024, 14:32 Nga M.B
EMRI/ Dosja 5D, GJKKO njeh me masën e sigurisë ish-kreun e
SPAK

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka njohur sot ish-drejtuesin e Drejtorisë së Transportit të Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës Enton Punavijan me masën e sigurisë detyrim paraqitje në lidhje me dosjen “5D”. Punavija akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Mësohet se masa ndaj tij u caktua njëherësh me ato ndaj drejtorëve bashkiakë Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tushe etj, por për shkak se nuk ndodhej në Shqipëri kur u krye operacioni, u caktua një datë tjetër për seancën.

dosja 5d

Sondazh

Poll