4 Prill 2024, 16:42
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një prej mediave të pavarura komunitare në Shqipëri, “Citizens Channel” është përballur me një seri sulmesh digjitale në faqen e tyre në rrjetin social Facebook gjatë ditëve të fundit. Gazetarët që punojnë pranë kësaj media janë shprehur se këto sulme kanë ardhur si raportime të organizuara ndaj postimeve të tyre.
“10 postimet e fundit janë fshirë nga platforma e faqes tonë në Facebook me arsyetimin se kanë përmbajtje ‘spam' që tenton të marrë ‘like' dhe ‘share' në mënyrë të parregullt”, shkruajnë gazetarët e Citizens Channel mbi pasojat e këtyre sulmeve.
Sulmi ndaj Citizens Channel erdhi pas postimit të një artikulli mbi ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe dhënien e lejeve për qiellgërvishtëset nga Bashkia Tiranë.
Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor u shpreh në një deklaratë se ky sulm është qartazi një përpjekje e koordinuar për të minimizuar zërin e tyre.
“Pas publikimit të ketij lajmi një ushtri digjitale filloi të sulmonte artikujt e tyre, që datojnë që nga viti 2021, me raportime që synonin të mbyllnin faqen e tyre në Facebook”, shkruan Rrjeti për Gazetarë të Sigurt.
Rrjeti për Gazetarë të Sigurt gjithashtu shprehu shqetësimin se sulme të tilla ndikojnë dhe në qasjen e publikut në informim nga burime të pavarura.
“Kjo minon të drejtën e publikut për të pasur qasje në informacione të ndryshme dhe të pavarura, gjë që është thelbësore për një vendimmarrje të informuar dhe diskursin publik”, shkruan rrjeti.
Nga ana tjetër, gazetarët e Citizens Channel shprehen të vendosur për të vijuar misionin e tyre informues, pavarësisht përpjekjeve për t'i ndaluar apo intimiduar ato.
“Ne e sigurojmë secilin nga ndjekësit tanë se pavarësisht sulmeve, do të vazhdojmë me vendosmëri misionin tonë drejt të vërtetës dhe të mirës publike, sado e parehatshme të jetë ajo për personat përgjegjës”, shkruajnë gazetarët e Citizens Channel në reagimin e tyre zyrtar.
Marrë nga Reporter.al
citizens channel
Aktualitet
4 Prill 2024, 15:54
I.A
AKSHI
TIRANË- Rikthehen problemet e AKSHI-t me sistemin e nënshkrimit elektronik. Të sëmurët kronikë, pensionistët ...
Aktualitet
4 Prill 2024, 15:16
S.B
Aureljo Dervishi
TIRANË- Katër të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi mbrëmjen e së ...
Aktualitet
4 Prill 2024, 14:32
M.B
SPAK
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka njohur sot ish-drejtuesin e Drejtorisë së Transportit të Trafikut Rrugor në Bashkinë e Ti...
Aktualitet
4 Prill 2024, 14:22
M.B
Policia
VLORA- Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen se i kanë grabitur me forcë...
Aktualitet
4 Prill 2024, 14:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë javë procedurat për 10 kontrata rrugës ku një pjesë ...
Aktualitet
4 Prill 2024, 13:43
r.ll
alda klosi
TIRANË-Ish-këshilltarja e Arben Ahmetajt, Alda Klosi është liruar nga qelia. Ajo u dënua nga gjykata 2 vjet e 6 muaj q&...
Aktualitet
4 Prill 2024, 13:27
r.ll
pamje nga urbani
TIRANË- Një 51-vjeçar është arrestuar sot pasi në një nga urbanët në kryeqytet, ka tentuar ...
Aktualitet
4 Prill 2024, 13:07
N.F
Lekët e sekuestruar
GREQI- Autoritet greke kanë shkatërruar 6 grupe kriminale pas një operacioni masiv të nisur tre...
Aktualitet
4 Prill 2024, 12:41
N.F
Pamje nga diegiet
POGRADEC- Që mbrëmjen e djeshme pasi ka rënë zjarri në një zonë pyjore në Dhardhas të...
Aktualitet
4 Prill 2024, 12:35
N.F
Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
TIRANË- Telefonatat e ofertave të jashtëzakonshme (të dyshekëve a...