Aktualitet

Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë/ Gjykata lë në burg katër të rinjtë

Të akuzuarit nuk kanë folur para gjykatës dhe akuzohen për vrasje në bashkëpunim.

4 Prill 2024, 15:16 Nga S.B
Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë/ Gjykata lë në burg
Aureljo Dervishi

TIRANË- Katër të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi mbrëmjen e së dielës janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Të akuzuarit nuk kanë folur para gjykatës dhe akuzohen për vrasje në bashkëpunim.

Mësohet se avokatët kanë pretenduar se ngjarja në fakt nuk ka qenë e paramenduar por ka qenë thjesht një debat i çastit. Gjithashtu të rinjtë e arrestuar kanë pretenduar se viktima i ka qëlluar me levë.

20-vjeçari Frensis Shahu së bashku me 2 kushërinjtë e tij 16-vjeçarë dhe një 15-vjeçar u konfliktuan rreth orës 22.00 të së dielës pranë rrethit të Shkozës me Aurelio Dervishin dhe 2 miqtë e tij pasi në makinë ata ishin me një 16-vjeçare që dikur ka qenë e dashura e njërit prej shokëve të tyre.

shkoze aureljo dervishi vrasje

Sondazh

Poll