Art&Argëtim

Personazhe VIP në kastin e serialit “Emily In Paris”, Zonja e Parë e Francës i bashkohet xhirimeve

Brigitte Macron ka rrëfyer më parë se është një fanse e madhe e serialit.

4 Prill 2024, 15:07 Nga S.B
Personazhe VIP në kastin e serialit “Emily In Paris”, Zonja e
Lilly dhe Brigitte

FRANCË- Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, do të ketë një rol në serialin hit të Netflix “Emily In Paris”. Gruaja e presidentit francez Emmanuel Macron u pa në xhirime me aktoren Lily Collins gjatë xhirimeve të sezonit të katërt këtë javë.

Brigitte Macron ka rrëfyer më parë se është një fanse e madhe e serialit. Në një intervistë televizive në vitin 2022, Lily u pyet nëse e kishte takuar Presidentin e Francës dhe u përgjigj: Kam takuar gruan e tij të bukur. Në fakt, ajo është një fanse shumë e madhe e serialit.

Xhirimet për sezonin e katërt të serialit të njohur filluan në janar, një vit pasi finalja e sezonit të tretë përfundoi me një kthesë të madhe. Netflix ende nuk ka njoftuar se kur do të publikohet sezoni i katërt, por Lily Collins dha disa të dhëna se çfarë do të ndodhë në një trailer të publikuar në YouTube.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emily in Paris News ♡ (@emilyin.paris)

emily in paris lilly collins

Sondazh

Poll