Politike

"Qeveria nuk ka bërë asnjë kallëzim penal në SPAK"/ Tabaku: Notoni në korrupsion, drejtorët e bashkisë marrin statuse speciale

Duke marrë shkasë nga arrestimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, Tabaku thekson se drejtorët e bashkisë i japin tendera publikë dhe pastrojnë para të korrupsionit.

4 Prill 2024, 17:05 Nga h.k
"Qeveria nuk ka bërë asnjë kallëzim penal në
Foto ilustruese

TIRANË-Jorida Tabaku deputetja e PD-së tha se ka zero kallëzime penale nga ana e qeverisë. Duke marrë shkasë nga arrestimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, Tabaku thekson se drejtorët e bashkisë i japin tendera publikë dhe pastrojnë para të korrupsionit.

"Zero kallëzime Penale për në SPAK nga qeveria. Korrupsioni në nivele galopante, drejtorët e bashkisë i japin tendera publikë dhe pastrojnë para të korrupsionit, marrin statuse speciale. Përjashtohen nga taksat dhe tatim fitimi. Bizneset e tjera paguajnë taksat dhe paratë e korrupsionit jo. Qeveria noton në korrupsion dhe sillet sikur është në situatë perfektë. Zyrtarë krijojnë kompani dhe marrin tendera dhe përftime të tjera fiskale. Ky është sistemi që ka krijuar kjo qeveri. Kompani që marrin tendera dhe pastrojnë para korrupsioni duke u përjashtuar nga taksa. Ka 10 vite që ndodh ky fenomen që familjarët e zyrtarëve po marrin përfitime dhe tendera. Po presim me padurim që të hapen dosjet që kemi dërguar në SPAK."-tha Tabaku.

jorida tabaku

Sondazh

Poll