Politike

Dosja ‘5D’/ Gazetari Hoxhaj: Veliaj i përfshirë, nuk ka mbetur gjë përveç se t’i komunikohet akuza nga SPAK

Hoxhaj tha se për hotelin ‘Labrisa” në Dhërmi, që e ka Ervin Tivari me vëllain e Kryebashkiakut të Matit, nuk gjendet leja e ndërtimit.

4 Prill 2024, 16:52 Nga I.A
Dosja ‘5D’/ Gazetari Hoxhaj: Veliaj i përfshirë, nuk ka
Julian Hoxhaj

TIRANË- Gazetari Julian Hoxhaj ka treguar detaje në lidhje me abuzimet në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që ka thënë se hetimet lidhur me dosjen ‘5D’ duhen thelluar. I ftuar në Syri Tv, Hoxhaj tha se për hotelin ‘Labrisa” në Dhërmi, që e ka Ervin Tivari me vëllain e Kryebashkiakut të Matit, nuk gjendet leja e ndërtimit. Ai tha se në dosjen ‘5D’ kemi shumë personazhe që lidhen me njëri-tjetrin në shumë forma.

“Është Durim Mustafa, që ka qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, vartësi i Redi Mollës, që shpall fitues të tenderit kompaninë ‘5D’ ku pjesë është edhe Redi Molla. Pastaj Mustafa ble një kompani, ABG, bën punimet në hotel ‘Labrisa’, më pas fiton dy tendera në bashkinë e Matit, një 3.7 mln euro dhe tjetrin 2 mln euro, ndërkohë nuk kishte asnjë eksperiencë. Pra, edhe ABG e kanë përdorur për të fituar tendera në bashkitë e majta”, tha Hoxhaj.

Ai tha se këta personazhe nuk kanë pasur frikë jo vetëm nga autoriteti që kanë pasur sipër tyre, në rastin konkret Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por këto personazhe duket se kanë pasur shumë garanci sa i kanë bërë gjërat aq hapur pa pasur asnjë frikë.

“Në raport me Erion Veliajn nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm ti komunikohet akuza, pasi në të paktën 13 raste është provuar përgjegjësia, edhe pse nuk përmendet me emër”, tha Hoxhaj.

Ai u shpreh se hetimet po zhvillohen në mënyrë intensive.

"SPAK ka hedhur një hap drejt Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në pikën 3 të akuzës së SPAK gjendet me përgjegjësi edhe Erion Veliaj, pavarësisht se nuk i përmendet emri. GJKKO gjithashtu ka kërkuar që të hetohet edhe roli i autoritetit kontraktor, që është kryebashkiaku, pavarësisht se nuk përmendet emri", tha ai. 

ervin tivari juljan hoxhaj

Sondazh

Poll