Sport

Messi u përball me trajnerin kundërshtar pas ndeshjes me Inter Miami! Spanjolët flasin për një "diskutim të nxehtë"...

Shpirtrat u trazuan në fushë dhe në tunelin hyrës për në dhomat e zhveshjes, pas humbjes 2-1 kundër Monterrey-t.

4 Prill 2024, 15:28 Nga DOSJA
Messi u përball me trajnerin kundërshtar pas ndeshjes me Inter Miami!

SHBA - Gazeta 'AS' raporton këtë të enjte për disa incidente që mëngjesin e sotëm kanë përfshirë disa lojtarë, anëtarë të stafit dhe arbitrin e Inter Miami-Monterrey (1-2), ku Lionel Messi madje ka pasur një "diskutim të ashpër" me Fernando Ortiz, trajnerin e ekipi meksikan.

Sipas të njëjtit burim, gjithçka ka ndodhur në zonën e hyrjes në dhomat e zhveshjes pas fishkëllimës së fundit. Lojtarët e Inter Miami, duke përfshirë Suarez dhe Jordi Alba, të pakënaqur me disa vendime, qëndruan rreth arbitrit për të protestuar.

Ndërsa po shkonin drejt tunelit, Leo Messi, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna, përfitoi nga sinjali për t'u përballur me Nico Sánchez dhe Ortiz, përkatësisht asistent dhe trajner i Monterrey-t, pas intervistës që ky i fundit ka dhënë, ku ka vënë në pikëpyetje integritetin e arbitrave kur Messi është në fushë.

"Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se (Messi) është vetëm një kundërshtar tjetër, që të kuptojnë se ai është thjesht një lojtar. Gjithçka që e rrethon Messin mund të rezultojë në vendime sportive dhe ekstrasportive",- është shprehur Ortiz, në intervistën në fjalë.

Duhet theksuar se ndeshja e parë e çerekfinaleve të CONCACAF Champions League, përfundoi me fitoren 2-1 të Monterrey ndaj Inter Miami. Ndeshja e dytë, në Meksikë, do të luhet pas një jave, në datën 11.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll