Politike

Amnistia Penale, Sula: Të mblidhet Komisioni i Ligjeve më pas të votohet

Ai tha se votimi duhet të shtyhet me një jave dhe kërkoi të mblidhet urgjentisht Komisioni i Ligjeve.

4 Prill 2024, 10:44 Nga I.A
Amnistia Penale, Sula: Të mblidhet Komisioni i Ligjeve më pas të
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka dalë kundër votimit për ligjin e Amnistisë Penale ditën e sotme. Nga foltorja e Kuvendit, Sula akuzoi Nikollën se po shkel rregulloren e Kuvendit. Ai tha se votimi duhet të shtyhet me një jave dhe kërkoi të mblidhet urgjentisht Komisioni i Ligjeve.

“Mendoj se jeni në shkelje të rregullores duke futur ne rend dite aministine penale. Mos u përpiqni që të jepni justifikime. Të flitet për amnistinë, pasi jam në thelb kundër, por duhet të respektohet rregullorja e Shqipërisë. Nuk bëhet fjalë për një projekt dosido, por për një projekt me rëndësi. Tani po e marr këtë njoftim. Se dimë se sot do të ishte diskutimi për amnistinë. E keni kaluar me vota të njëanshme, pa qenë prezentë opozita. Nen për nen, sa i takon amnistisë, mendoj se ka për t’u diskutuar. Duhej të mblidhej komisioni i ligjeve,” tha ai.

dashnor sula seance plenare 4 prill 2024

Sondazh

Poll