Politike

Bardhi mbështet amnistinë penale/ "Pazar mes palëve", Basha: Ulje dënimi për të korruptuarit e dënuar nga SPAK!

Përmes një postimi në Facebook, ai ka renditur disa kategori për të cilat ulet dënimi, ndërsa flet për pazar mes palëve.

4 Prill 2024, 09:04 Nga r.ll
Bardhi mbështet amnistinë penale/ "Pazar mes palëve",
lulzim basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me amnistinë penale.

Basha gjithashtu dhe faktin që kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka arritur dakordësi me maxhorancën për këtë çështje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka renditur disa kategori për të cilat ulet dënimi, ndërsa flet për pazar mes palëve.

POSTIMI I BASHES

Ulet dënimi për të korruptuarit e dënuar nga spak!

Përjashtohen nga amnistia protestuesit kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit!

Shihni për cilat vepra ulet dënimi????

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite për femrat e dënuara me vendim të formës së prerë:

Neni 244 – Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 244/a -Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
Neni 245 – Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1 -Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a-Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258-Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259-Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a-Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260-Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312-Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.
Neni 319/a-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/b-Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Neni 319/c-Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 319/ç-Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
Neni 319/d-Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Neni 319/e-Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 328 – Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a -Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

Përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.

lulzim basha pd amnistia penale

Sondazh

Poll