Politike

Nis seanca plenare, futet në rendin e ditës ligji për Amnistinë Penale

Ndërkohë deputeti demokrat Dashnor Sula ka dalë kundër dhe akuzoi Nikollën se po shkel rregulloren e Kuvendit. Ai tha se votimi duhet të shtyhet me një jave dhe kërkoi të mblidhet urgjentisht Komisioni i Ligjeve 

4 Prill 2024, 10:18 Nga r.ll
Nis seanca plenare, futet në rendin e ditës ligji për
kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka futur në rendin e ditës projektligjin për Amnistinë Penale. Kryetarja e Kuvendit hapi votimin, ku deputetët votuan pro. 

Ndërkohë deputeti demokrat Dashnor Sula ka dalë kundër dhe akuzoi Nikollën se po shkel rregulloren e Kuvendit. Ai tha se votimi duhet të shtyhet me një jave dhe kërkoi të mblidhet urgjentisht Komisioni i Ligjeve 

Sula: Nuk kemi pasur e-mail, nuk mund të shtyhej një javë, sepse kalon një javë që presin personat që keni 1 vit e gjys një vendim gjykate që e ruani sirtarin, urgjentisht komisioni i ligjeve të mblidhet tani sot të shtyhet amnistia, sepse është në kundërshtim me rregulloren. 

Grupi Parlamentar i PD-së shprehu dje mbështetjen për Amnistinë Penale, ku propozuan edhe tre amendamentet e tyre, ku përfshihet përjashtimi nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë protestave deri në datën 31 Mars 2024.

Është propozuar të përjashtohen nga amnistia të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.

Gjithashtu Grupi Parlamentar i PD-së ka propozuar një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.

seance plenare 4 prill 2024

Sondazh

Poll